Notarja e Vllaznisë, Viki Tafrruku, ka bërë një tjetër paraqitje të mirë në garën e rradhës, pikërisht atë që është zhvilluar këtë fundjavë në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Në fakt, bëhet fjalë për “Orion Cup”, një aktivitet ndërkombëtar, ku morën pjesë shumë notarë. Më saktësisht, pjesëmarrës në këtë Kupë ishin 33-ekipe me gjithsej 318-notarë. Kështu, ndër to, ka qenë i pranishëm edhe ekipi i Vllaznisë, i cili është përfaqësuar me dy notarë, Viki Tafrrukun dhe Skerdi Kronin.

Ky i fundit mori pjesë në disiplinat 50-metër stil i lirë dhe 50-metër delfin. Ndërkohë, Viki Tafrruku u përfaqësua në disiplinat 50-metër stil i lirë dhe 50-metër shpinë, duke arritur këto rezultate: Vend të dytë në 50-metër stil i lirë për Kategorinë C, vend të parë në 50-metër shpinë për Kategorinë C dhe vend të dytë për Kategorinë Open.

Kujtojmë që, Kategoria Open përfshin tre rezultatet më të mira të garës. Kjo tregon se përformanca e notares shkodrane, Viki Tafrruku, në këtë aktivitet ka qenë shumë pozitive, duke treguar edhe njëherë tjetër vlerat e saj, si një sportiste cilësore dhe me shumë të ardhme përpara.

Artikulli paraprakPROTESTË KUNDËR HEC-eve NË KAÇINAR TË MIRDITËS
Artikulli tjetërÇUÇI PREZANTON PR.REZOLUTËN ANTI-KORRUPSION: ME REFORMËN NË DREJTËSI RRËZUAM MITIN E PANDËSHKUESHMËRISË