Viktima e dytë e këtij sezoni turistik është shënuar në Durrës.
Një i moshuar, rreth 70 vjeç u mbyt në afërsi të pistës “Iliria”.

I moshuari mësohet të ketë qenë i vetëm në plazh, ndaj identifikimi i tij ende nuk është bërë.

I moshuari është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë.
Ai është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë.

Dyshimet e para janë se ai pësoi arrest kardiak.
Një ditë më parë, një 60-vjeçar u gjet i pajetë po në plazhin e durrësit
Në plazhin e Durrësit mungojnë rojet bregetare siç parashikon ligji.

Artikulli paraprakARRESTOHEN PRONARËT E SUBJEKTIT VIP NË SHKODËR
Artikulli tjetërAKSIDENTET, SHQETËSIMI I SHQIPTARËVE