Zek Prenga 45-vjeçari, trupi i të cilit u gjet i dekompozuar ditën e djeshme në Pukë, kishte humbur prej nëntorit të vitit të kaluar.
Familjarët e tij kishin bërë një denocim për humbjen e tij .
Ai ishte i martuar dhe baba i shtatë fëmijëve ndërsa punonte si motorist me lëndë drusore për të mbajtur familjen.
Vajza e tij, Anxhelina Prenga ka rrëfyer takimin e fundit me të atin ku kishte diskutuar lidhur me divorcin e tij me të ëmën.
Gjatë rrëfimit të saj , ajo u shpreh se i ati ushtronte shpesh herë dhunë mbi familjen dhe për këtë arsye e ëma e kishte denoncuar në polici.
Trupi i Zek Prengës u gjet mbrëmjen e djeshme nga policia në vendin e quajtur Përroi i Mollave në njësinë administrative të Qelëzës.
Në trupin e tij nuk u gjetën shenja që të mund të përcaktohej shkaku që ka sjellë vdekjen e 15-vjeçarit.viktima e gjendur ne puke