QINDRA TË VDEKUR E RRETH NJË MIJË TË PLAGOSUR NË GAZA .
Vala e fundit e luftimeve mes Hamasit dhe Izraelit tregon se nuk ka shenja te minimizimit te luftimeve , sepse te dyja palet po vazhdojne sulmin me raketa nga ajri . Sipas ministrise se shendetsise se Gazes, jane te pakten 121 gra dhe femije te vrare dhe rreth 924 te tjere te plagosur.
Te shumta kane qene edhe sulmet me raketa nga Hamasi dhe grupet militante te Gazes ne izrael, por nuk raportohet per te vdekur .
Sistemi i mbrojtjes se Izraelit, Iron Dome ka zbuluar dhjetëra raketa, duke minimizuar demet ne njerez nga raketat e hamasit.
Ndersa kryeministri izraelit Netanjahu tha se bashkësia ndërkombëtare nuk do të ndikojë veprimet e tij kundër Hamasit. Ai u shpreh se ka vetem nje rrugezgjijdhje per armepushim: ndërprerjen e sulmeve nga Gaza.
Burime nga Gaza e pershkruajne situaten ne spitale me dhoma te mbipopulluara ne urgjence dhe mungese te medikamenteve dhe mjeteve spitalore. Spitalet, edhe pse nuk jane prekur direkt nga sulmet ajrore, po përballen me sfida shume të rëndësishme.
Meqenese frika e një sulmi izraelit ne terren u rrit në mesin e banorëve të Gazës, Izraeli zbuloi se Gaza ka rritur forcat e saj ushtarake, duke mobilizuar edhe 30.000 rezervistë.
Sipas ushtrise izraelite, Hamasi dhe grupe të tjera militante në Gaza besohet të kene rreth 10.000 raketa te ndryshme. Izraeli thote se ka rreth 3,5 milion banorë jetojnë në zona Brenda rrezes se raketave.