Shkon në 290 numri i të vdekurve nga tërmeti në Itali

. Eshë shifra e fundit e konfirmuar zyrtarisht sot kur Italia është në zi kombëtare pasi varros viktimat e para të tërmetit të 24 gushtit Sot po zhvillohet dhe ceremonia mortore për disa nga viktimat e tërmetit në Arquata del Tronto dhe Pescara del Tronto. Vetë presidenti i Italisë Sergio Mattarella dhe kryeministri Mateo Renzi marrin pjesë në ceremoninë e lamtumirës. Por më parë presidenti vizitoi Amatricen një ndër qytezat më të goditura. “Faleminderit për ata që po bëni” u ka thënë forcave zjarrfikëse presidenti italian ndërsa qeveria ka premtuar se qytezat do rindërtohen të gjitha. Një ndër masat që janë marrë është dhe se në këto qendra nuk do të paguhen as taksat e ujit apo të energjisë. Ndërkohë gjatë natës janë dëgjuar sërish lëkundje. Bilanci i të vdekurve nga tërmeti i 24 gushtit 2016 rritet gradualisht. Deri tani janë nxjerrë nga rrënojat trupat e pajetë të 284 personave. Dy trupa të tjerë të pajetë janë gjetur nën rrënojat e hotel Roma në Amatrice duke e quar në 223 bilancin e viktimave në këtë qytezë të vogël.

Artikulli paraprakSIGURACIONI I MJETEVE, AMF NIS HETIMET
Artikulli tjetërRUSI, ZJARR NË NJË DEPO 16 VIKTIMA