Pa shtëpi dhe pa bonus qiraje.Kjo është situata në familjen Marku në Sanxhak të Kurbinit, kur kanë kaluar gati 5 vite nga tërmeti.Banesa e tyre u shemb dhe u bë e pabanueshme nga lekundjet e forta sizmike të 26-nëntorit të vitit 2019-të, por prej asaj kohe asgje nuk ka ndryshuar.Gruaja e ve bashkë me djalin e saj janë vendosur në një banese me qira në qytetin e Lezhës, por situata për ta bëhet më e vështire, pasi prej 2 vitesh ju është ndërprere edhe bonusi.

Prej kohesh rendet dyerve të Bashkisë së Kurbinit për rindertimin e shtëpisë, por askush nuk i jep zgjidhje thotë Kristina Marku.E ngelur në mes keter rrugeve 65-vjeçarja kërcenon me veprime ekstreme nëse nuk do ti rindërtohet shtepia.

Burime nga Bashkia Kurbin bëjne me dije se proçesi i rindërtimit për banesat individuale ka stopuar për shkak të rritjes se kostos së ndërtimit dhe kjo nuk është reflektuar ende me shtim të fondit nga Qeveria Shqiptare.

Artikulli paraprakPUKË, SEZONI TURISTIK PLOT SFIDA
Artikulli tjetërQARKU NDERON KLERIKUN SHKODRAN NASURIDIN AL-ALBANI