Në këtë banesë të shkatërruar nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të jeton Fatmir Haxhiu, në Milot të Kurbinit.Ai u rikthye në shtëpinë e pabanueshme disa muaj më parë, pasi ju ndërpre bonusi i qirasë dhe nuk kishte para ta paguante vetë.
Jetesa këtu është mjaft e frikshme dhe e rrezikshme, pasi siç shihet dhe nga pamjet shtëpia rrezikon të shembjet plotësisht dhe të zëjë brenda 60-vjeçarin i cili jeton i vetem.
I lodhur nga pritja pesë vjeçate për rindërtimin e shtëpisë, Fatmir Haxhiu thotë se e ka humbur shpresen se një ditë situata mund të ndryshojë. Ai tregon se i është drejtuar disa herë bashkisë së Kurbinit për problemin që ka, por askush nuk po i jep zgjidhje.
E kontaktuar për këtë çështje Bashkia Kurbin, bën me dije se janë në pritje të alokimit të fondit nga Qeveria Shqiptare për rindërtimin e rreth 120 shtëpive individuale, ku bën pjesë dhe Fatmir Haxhiu në Milot.