Një italian ka rënë në pranga të policisë të vendit fqinj në Torino, pasi bënte kërcënime, duke pretenduar se i kishin borxhe.
Ndër mesazhet kërcënuese ishte edhe ajo: “Nëse ju nuk paguani borxhet që keni, do iu dërgoj shqiptarët ose moldavët. Ata mund të bëjnë diçka karshi jush”.
I arrestuar ka përfunduar Roberto Loccisano 53 vjeç, i cili në vitet 1980 kishte kryer një vrasje. Ai donte 100 mijë euro, edhe pse nuk kishte dhënë asnjë borxh.
Autoritetet italiane njoftuan se kanë arrestuar edhe një tjetër person, po për kërcënim për zhvatje ndaj biznesmenëve në Torino.