Policia italiane ka kapur një sasi prej 650 kg marijuanë buzë deti në ishullin e Santo Stefano, në Itali.

Në plazh është gjetur edhe një gomone e braktisur. Droga u gjet e ndarë në 137 qese plastike. Ka qenë pikërisht një kalimtar i cili ka raportuar gomonen e braktisur dhe ka njoftuar policinë italiane. Policia më pas ka bërë verifikimet ku ka gjetur edhe sasinë e drogës, vlera e së cilës arrinte 3 milionë euro.   Dyshimet e policisë italiane flasin për një mundësi të ardhjes së drogës nga Shqipëria. Diçka ka shkuar keq për trafikantët pasi ata janë detyruar të braktistin drogën për ta rimarrë më pas edhe një herë në një moment tjetër, por për fatin e tyre të keq droga është sekuestruar nga policia. 

Artikulli paraprakLETRA MAHNITËSE E 15 VJEÇARIT SHKODRAN
Artikulli tjetër“RRNO PËR ME TREGUE”, NË TEATRIN “MIGJENI”