Urgjenca e Spitalit Rajonal të Lezhës po përballet me fluks pacientesh në këto ditë të para të vitit 2023. 100 është numri i qytetareve që paraqiten përgjatë 24 oreve, duke kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa numrin më të lartë të tyre e zënë përsonat e prekur nga virozat sezonale dhe gripi. Mjekja e Urgjences Elsuida Prendi thotë se pavarësisht veshtiresive për shkak të mungeses së bluzave të bardha deri tani situata është përballuar me sukses.
Bluzat e bardha ju kërkojnë pacienteve që mos të paraqiten menjëherë në urgjence, por fillimisht ti drejtohen mjekut të familjes.
Ambjentet e kufizuara dhe kushtet jo të përshtatshme mbeten problem në urgjencen e Spitalit Rajonal të Lezhës, por që brenda një kohë të shpejtë është parashikuar të rikonstruktohet e gjithë godina e spitalit ku do të ketë dhe zgjerim të ambjenteve.