Vaksinat falas antigrip janë shpërndarë në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin për të gjitha grupet e riskuara, si personel mjekësor, fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit si dhe personat me sëmundje kronike.

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, përmes rrjeteve sociale u bën thirrje të gjithë shqiptarëve, pjesë e grupeve të riskuara nga gripet sezonale të bëjnë vaksinën anti grip, e cila është falas.

“Vaksina e gripit është mbrojtja më e mirë dhe më efikase kundër virozave respiratore që shkaktohen nga virusi i gripit”, shkruan Koçiu.

Koçiu thekson se “vaksinat falas antigrip janë të shpërndara në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin për të gjitha grupet e riskuara, personeli mjekësor, fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit si dhe personat me sëmundje kronike. Vaksinohu, mbro veten dhe të tjerët”, shkruan Koçiu.

Në video-mesazhin e publikuar, shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino thekson se kjo periudhë në të gjithë Evropën po shoqërohet me rritjen e numrit të të prekurve nga virozat.

“Jemi në një sezon tipik të gripit, ashtu si i gjithë rajoni evropianë, i cili këto dy javët e fundit ka vërejtur një rritje të shpejtë të virozëve respiratorë të shkaktuara nga virusi i gripit, që dominon në të gjitha ekzaminimet që ISHP ka bërë, qoftë në kujdesin parësor apo spitalor.

Gripi është një formë virale, që në dukje duket e thjeshtë, por që në raste të caktuara ku shfaqja e gripit është në forma të rënda duhet trajtuar edhe në rrugë spitalore”, thekson BIno.

“Të gjithë qytetarët, kryesisht mbi moshat 60-vjeç, apo që kanë sëmundje bashkëshoqëruese duhet të bëjnë kujdes. Duhet të ruhen të gjitha mast e higjenës dhe të vaksinohen. Ai është mjeti më i mirë që disponojmë sot dhe që të mbron nga format e rënda dhe vdekjet.

Janë aplikuar falas në vendin tonë nga strukturat shtetërore 200 000 doza vaksina të gripit. Kemi ende vaksinë që mund të përdoret. Koha që ata që sjanë vaksinuar ta bëjnë një gjë të tillë”, përfundon video-mesazhi i Binos.

Artikulli paraprakNUK KEMI LIRI, POR NDIHEMI TË SIGURT/ SHQIPËRIA PËRKEQËSOHET NË INDEKSIN E PROGRESIT SOCIAL, BIEN TREGUESIT E ARSIMIT
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE, MBANIN KANABIS NË BANESË, NË PRANGA BABË E BIR