Shqetësim për fëmijët në periudhën e verës mbeten virozat e stinës të cilat bashkëshoqërohen me temperature, të vjella apo diarre. Sa I përket qytetit të Shkodrës shefja e pediatrisë Greta Naraçi tregon se janë shtuar rastet e kontrolleve të fëmijëve. Ajo shprehet se rastet më të shumta për kontrolle shënohen gjatë orarit të pasdites dhe natës.
Nga ana tjetër shefja e pediatrisë në spitalin rajonal të Shkodrës tregon edhe cilat janë momentet kur prindërit duhet me patjetër ti drejtohen mjeku dhe mos të vijojnë kurimin e fëmijëve të tyre në kushte shtëpie

Gjatë stinës së Verës si pasojë edhe e temperaturave të larta që shoqërojnë këto muaj vihet re një shtim i numrit të rasteve të fëmijëve që kanë nevojë për asistencë të specializuar mjekësore. Aktualisht në spitalin rajonal të Shkodrës janë rreth 6-7 fëmijë që janë të shtruar për ndihmë mjeksore dhe situata duket e qetë pa shumë raste të shtuara.

Artikulli paraprakSUEDIA, MË AFËR ANËTARËSIMIT NË NATO, PAS TURQISË EDHE HUNGARIA I JEP DRITËN JESHILE
Artikulli tjetërTË RINJTË INTERES PËR ARSIMIN PROFESIONAL