Pavarësisht se jemi në sezonin ku virozat e stinës prekin pjesën më të madhe të fëmijëve në kopshte dhe shkolla, situata në repartin pediatrik të spitalit rajonal të Shkodrës.
Mjekja pediatre Greta Naraçi bën të ditur se situata në këtë repart paraqitetet pa probleme.
Kusht për mbrotjen e fëmijëve nga infeksionet sezonale vazhdon të mbetet higjiena e fëmijëve dhe dietat ushqimore.
Mjekja u bën thirrje prindërve të mos abuzojnë me antibiotikët në momentet që fëmijët e tyre shfaqin simptoma viroze apo gripi.
Mjekja pediatre Greta Naraci këshillon se gjatë kësaj periudhe prindërit duhet të mbajnë nën kontroll të vazhdueshëm fëmijët dhe nëse shohin gjendje të rënduar shëndetësore, të drejtohen menjeherë tek mjeku i familjes e më pas në urgjencën e spitalit.