Tashmë që kemi hyrë në stinën e vjeshtës, vihet re një ulje e temperaturave situatat gripale dhe virozat janë ata që prekin më së shumti fëmijët në këtë periudhë. Megjithatë, deri sot, gjendja duket normale në repartin pediatrik të spitalit rajonal të Shkodrës, kështu shprehet mjekja pediatre Manjola Shpori.

Mjekja Shpori këshillon që fëmijët e sëmurë të mbahen nën monitorim në shtëpi dhe të mos lejojnë qëndrimin me bashkëmoshatarët e tjerë.

Ndonëse situata paraqitet normale mjekja pediatre Manjola Shpori këshillon që gjatë kësaj periudhe prindërit duhet të mbajnë nën kontroll të vazhdueshëm fëmijët.

Artikulli paraprakFINALIZOHET OPERACIONI “NORTH FOREX 4″/ POLICIA ARRESTON 2 PERSONA, NË KËRKIM 3 TË TJERË
Artikulli tjetërSHEMBJE NË RRUGËN RRESHËN-BUKMIR, REAGOJNË BANORËT