13 është numri I vizitave me sindromë gripale të paraqitura pranë repartit infektiv në spitalin rajonal të Shkodrës. Më së shumti rastet e paraqitura bëhet e ditur se paraqiten me dhimbje fyti, temperaturë të lartë. Shefja e këtij reparti, Rezarta Bazhdari jashtë cameras bën të ditur se asnjë prej rasteve nuk është vlerësuar si bronkopneumoni, gastroenterit pasi rastet e pacientëve të paraqitur kanë qenë në gjendje të qetë.

Ndërkohë, terapia 24 orëshe funksionon pa probleme dhe mbulon të gjitha shërbimet duke filluar nga medikamentet e nevojshme por edhe shërbime të tjera. Mbrojtjet më të mira kundrejt gripit apo edhe virozave të stinës mbeten shmangia e qëndrimit eshtë, mbulimi I pjesëve të trupit të ekspozuara, ushqimi I shëndetshëm për t’I siguruar energji trupit si dhe mbajtja ngrohtë e ambjenteve në banesë apo punë.

Nga ana tjetër edhe në urgjëncën e spitalit rajonal të Shkodrës situata paraqitet e qetë. Numri I rasteve të paraqitura ka qenë brenda normales duke bërë që stafi mjekësor të vazhdojë punën në ritme të qeta.

Prej fillimit të muajit janar vihet re një rënie e konsiderueshme e temperaturave por kjo nuk ka ndikuar në shtimin e rasteve të vizitave në repartet e spitalit të Shkodrës. Mjekët këshillojnë që kryesisht të mbrohen fëmijët, pasi janë më të ndjeshëm para sëmundjeve gripale po ashtu edhe personat adult duhet t’I përmbahen dietave ushqimore të pasura me fruta dhe perime si mënyra më e mirë për t’I rezistuar kësaj gjendje.

Artikulli paraprakTE SHTENA ME ARME ZJARRI NE MIRDITE, NJE I VRARE
Artikulli tjetërSHKODËR, RADHË TË GJATA PËR TË TËRHEQUR PENSIONIN