Fillimi i vitit të ri shkollor dhe luhatjet e temperaturave janë shoqëruar me fluks pacientesh në pediatrinë e Lezhës. 30 deri në 35 fëmije kërkojnë çdo ditë ndihmë mjekësore në shërbimin pediatrik ku më të prekurit janë grupmoshat nga zero deri në pesë vjeç.Shefi i këtij shërbimi mjeku Bardhok Gjoka tregon disa prej simptomave të virozave të kësaj periudhe.

Nëse temperatura e lartë zgjat më shumë se tre ditë të sëmuret duhet të paraqiten tek mjeku i familjes apo pediatri për ekzaminime të mëtejshme thonë bluzat e bardha.

Sipas të dhënave deri më tani fluksi i pacienteve në pediatrinë e Lezhës është përballuar me sukses, ndërsa kjo situatë pritet të vijojë edhe përgjatë muajit tetor.

Artikulli paraprakMBYLLJA E HETIMEVE PËR “PARTIZANIN”, REAGON BERISHA: AKT I PAPRECEDENTË! PIRAMIDË MASHTRIMI E FALSIFIKIMI TË DOKUMENTEVE
Artikulli tjetërNDËRHYRJA NË URËN E ZOGUT DREJT FUNDIT