Zbukurimi i qyteteve me rastin e festave të fundvitit është cilësuar si i vakët këtë vit, pasi shumica e bashkive për mungesë fondesh kanë përdorur aksesorët e vjetër.
Një gjë tillë vihet re edhe në bashkinë e Malësisë së Madhe ku siç edhe nga fotoja ‘bredhi i festave’ lë shumë për të deshiruar. Po ashtu është dekoruar vetëm pjesa e qendrës së qytetit ndërsa periferia nuk ka njohur asnjë lloj ndryshimi.
Institucionet përkatëse justifikohen se qyteti i Koplikut i është nënshtruar një rikonstruksioni të qendrës ku aktualisht po vazhdojnë punimet. Por kjo bie poshtë, pasi e njëjta situatë ka qënë edhe vitet e tjera.
/ Star Plus TV /