Edhe viti 2018-ta e ka gjetur njesine administrative Ana e Malit ne mes te mbeturinave.

Nje situate e cila perseritet vit pas viti dhe me problematike e ben fakti se ne kete zone nuk mungojne kontenieret e as fushatat sensibilizuese per mbajtjen paster te mjedisit te perbashket. Disa herë kreu i njësisë administrative Arben Ceni ka mundësuar pastrimin e zonave të ndryshme por sërish hedhja e mbeturinave që bëhet çdo ditë vështirëson situatën.

Ashtu si në pjesën më të madhe të njësivë administrative, edhe në njësinë ana e malit prania e mbeturinave vijon që të jetë një shqetësim për banorët por jo vetëm. Një situatë problematike është në fshatin oblikë. Qoftë nga sasia e madhe që depozitohet aty apo edhe nga neglizhenca ndonjëherë për t’i pastruar në kohën e duhur bën që pamja të mos jetë aspak e denjë për një aks të tillë që lidh dy shtete, shqipërinë dhe malin e zi.

Çdo ditë në atë segment rrugor përshkohen qytetar shqiptar që kalojnë përtej kufirit por edhe qindra shtetas të huaj, nga vende të ndryshme të europës që vijnë drejt shqipërisë. Në këtë mënyrë pamje me të cilën përballen nuk është aspak e denje, përkundrazi jep një imazh negativ që në perballjen e parë.

Artikulli paraprak“PAGUAJMË TAKSAT, PRODUKTET SHKOJNË DËM”
Artikulli tjetërERNEST GJOKA: NDRYSHIMI TEK VLLAZNIA NË 2018-ën