Teksa jemi futur në vitin 2022 padyshim që të gjitha vajzat po mendojnë për trendet e veshjeve që do të dominojnë këtë vit. Shqiptarja.com iu sjell disa nga veshjet që stilistët kanë dizenjuar për 2022.

Trendi i perlave nuk mund të mungonte as këtë vit. Një bluzë me mëngët me perla do ishte ideale për stinën e dimrit dhe pranverës për përditshmërinë tuaj. Ndërsa për ato vajza që guxojnë me stilin nuk do mund t’i rezistojnë një kordeli me perla. Kostumet fund xhaketë do të jenë kryefjalë e këtij viti, ndërsa nuk do të mungojnë as detajet me kuadrate tek fustanet, pantallonat e fundet.Kthim në kohë? Një risi do të ketë këtë vit ku një vëmendje të veçantë pritet të marrin veshjet e stiluara me grep.

Tashmë është bërë e zakonshme që trendet e viteve më parë të rikthehen edhe në ditët e sotme. E njëjta gjë pritet të ndodhë në 2022, ku sipas stilistëve botërorë këtë vit do të rikthehen çizmet kauboj me thekë dhe palltot me thekë.

Artikulli paraprakKUSH DO TA MENDONTE? JA KU KA MBERRITUR VARIANTI “OMICRON”
Artikulli tjetërPO KTHEHEJ NE SHTEPI, 43 VJECARI VRITET NE SY TE GRUAS DHE FEMIJES