Edhe ky vit I ri e gjeti projektin e rikonstruksionit të aksit rrugor Zogaj – Skje të papërfunduar. Pavarësisht se në territorin malazez investimi ka përfunduar, në anën shqiptare situata vijon të mbetet e njëjtë, si para fillimit të projektit, me rrugë të ngushta, të amortizuara që vështirësojnë edhe më tepër jetesën e banorëve të zonës.

Për herë të fundit, lajmi për fillimin e punimeve në këtë aks rrugor u dha në korrik të vitit 2022 gjatë mbledhjes së radhës së këshillit bashkiak. Investimi në këtë aks rrugor, parashikohet t’i japë zhvillim turizmit buzë liqenit të Shkodrës. Sipas projektit rruga e re do të jetë 6 metra e gjërë, me korsi biçiklete dhe aksese në zonat e plazhit, ndërsa shmang qendrën e Zogajve, duke mos prishur shtëpi apo objekte të tjera shërbimi.

Por duket se ky projekt tashmë ka mbetur vetëm premtim electoral. Prej vitesh, drejtues të pushtetit lokal dhe qendror kanë dhënë qindra justifikime për vonesën në fillimin e punimeve, ndërkohë që banorët presin investimin që do të ndikonte drejtpërdrejte në standartin e jetesës në të cilin jetojnë prej vitesh.

 

Artikulli paraprakPROBLEM FURNIZIMI ME UJË NË LAGJEN “NËNË TEREZA”
Artikulli tjetërARALICA, HERIÇ DHE VULAJ REFUZOJNË LARGIMIN NGA VLLAZNIA