Ambasadorja Yuri Kim ka uruar shqiptarët me rastin e Viti të Ri.

Në një mesazh të shpërndarë nga Ambasada ameriakne, Yuri Kim shprehet se në ditën e fundit të vitit 2022, “duam të falënderojmë shqiptarët që festuan me ne 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë gjatë gjithë vitit të kaluar”.

“Ishte një vit i jashtëzakonshëm plot me ngjarje në nder të këtij njëqindvjetori të veçantë… Gëzuar Vitin e Ri!”, shprehet ajo.

“Të dashur miq, është e vështirë të besosh se viti 2022 është pothuajse në fund. Ka qenë një vit sfidash dhe mundësish të jashtëzakonshme dhe mendoj se kemi bërë shumë përparim, shqiptarë dhe amerikanë së bashku, në çështjet e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.

Është gjithashtu mënyra e duhur për të festuar 100 vjet marrëdhënie midis dy vendeve tona dhe dy popujve tanë.

2022 është plot me ngjarje historike për herë të parë. Për herë të parë në histori Shqipëria zuri vendin e saj përkrah SHBA si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB. Së bashku, në drejtuam agjendën drejt përparësive globale, përfshirë mbështetjen ndaj Ukrainës përballë pushtimit brutal dhe të pajustifikuar të Rusisë.

Shqipëria gjithashtu vazhdoi të shfaqe traditën e saj të “Besës’ duke u dhënë afganëve një strehë të siguritë rrugës së tyre drejt jetëve të reja në Amerikë. Dy vendet tona zhvilluan dialogun e parë strategjik në DC, për të forcuar marrëdhëniet tona dhe do vazhdojmë të ndërtojmë mbi këtë.

Mirëpritëm vizitorë të nivelit të lartë përfshirë ambasadoren Linda Thomas-Greenfield, ndihmës sekretaren Karen Donfriend, gjeneralë dhe anëtare të shumtë të Kongresit nga të dyja partitë.

Viti 2022 pati gjithashtu rezultate të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pandëshkueshmërisë. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por ajo po vazhdon të ecë përpara”, shprehet ambasadorja.

Artikulli paraprak‘PAKOJA E MADHE’ MBËSHTETËSE PËR 1 MLN QYTETARË, RAMA URON SHQIPTARËT PËR VITIN E RI: S’MUND T’JU LINIM VETËM NË KËTË DIMËR TË VËSHTIRË
Artikulli tjetërMBËRRIN VITI I RI 2023 NË ZELANDËN E RE, QIELLI ‘NDIZET’ NGA SPEKTAKLI I FISHEKZJARRËVE