“Vit te mbare o shkoder” eshte ky lajtmotivi I koncertit te pervitshem per paqen qe organizohet nga Arqipeshkvia Shkoder-pult ne bashkepunim me komisionin “Drejtesi dhe Paqe” .

Ne Teatrin “Migjeni” u shfaq nje koncert mjaft domethenes ku moren pjese ne interpretime te rinj e te reja por dhe personat me aftesi ndryshe pjese e projektit “Shprese” . Ne fjalen e tyre aripeshkvi I dioqezes shkoder-pult mongignor Angelo Massafra dhe perfaqesuesi I kishes katolike at Nikolla Petani , bene thirrje per me pak lufta dhe dhune ne bote, per me shume humanizem karshi te varfereve, te pambrojturve dhe personave me aftesi ndryshe. Ne fjalen e saj kryetarja e Bashkise Voltana Ademi iu referua dhe fjales se Papa Franceskut duke thene se sot me shume se kurre lind nevoja per te luftuar dhunen dhe per te qene prane atyre qe kane me shume nevoje. Aktiviteti qe mbushi Teatrin “Migjeni” predikonte me shume paqe ne nje kohe kur luftrat dhe dhuna jane shnderruar ne kryefjale kudo ne bote.

Artikulli paraprak“MARSHIMI I PAQES”, TRADITË E BUKUR NË SHKODËR
Artikulli tjetërMOTI I ACARTË, RAMA MBLEDH EMERGJENCAT