10 muajt e parë të vitit 2014 kanë qenë më të nxehtit e historisë, që kur kanë nisur të regjistrohen të dhëna mbi klimën rreth 130 vjet më parë, sipas të informacioneve nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA).
Mund të ketë qenë e vështirë të besohet për njerëz që banojnë në vende si Buffalo, Nju Jork, etj., të cilët panë reshje dëbore shumë herët këtë vit. Por NOAA, pavarësisht të ftohtit disi të hershëm në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara gjatë javëve të fundit, bën të ditur se ky ka qenë viti më i nxehtë në Tokë deri më sot.
Kur kanë mbetur edhe 2 muaj nga viti kalendarit 2014-s, ky vit po konsiderohet si rekord për nxehtësinë. Temperatura mesatare globale mes janarit dhe tetorit ka qenë 0,68 gradë Celcius më e lartë se sa mesatarja globale e shekullit të 20, prej 14,1 gradë Celcius.
Analistët e NOAA thonë se ky “matër i rëndësishëm shëndetësor” tregon për një trend ogurzi për planetin. “Po bëhet gjithnjë e më e vështirë të jesh skeptik mbi shkaqet e ngrohtjes së planetit tonë”, thonë një meteorolog për CNN.
Tetori i këtij viti ka qenë me i ngrohti i regjistruar ndonjëherë sipas të dhënave të NOAA. Zhiva e mërkurit ishte 1 gradë më shumë se sa mesatarja e shekullit të 20. Madje ky tetor mund të konsiderohet si i katërti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë për SHBA-të.
“Më e rëndësishmja – sipas meteorologut, – është fakti se ky i nxehtë nuk është se është vërejtur në vetëm një pjesë specifike të globit, por nënkupton se të gjithë ne jemi të përfshirë në këtë trend të ngrohjes globale”