Numri i zjarreve këtë vit ka qenë më i madh se një vit më parë. Një gjë e tillë u bë e ditur gjatë një mbledhje të Komisionit të Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Qarkut Shkodër. Prefektja e qarkut Majlinda Angoni u shpreh se pavarësisht rritjes së numrit të zjarreve ndërhyrja e emergjencave dhe njoftimet nga vrojtuesit e pyjeve kanë qenë më efikase.

Ndërkohë bashkëpunimi mes insitucioneve ka funksionuar më mirë se vitet e kaluara u shpreh prefektja Angoni.

Pavarësisht se numri i zjarreve ka pësuar rritje, sipas shefit të emergjencave civile Pëllumb Dani goditja e zjarrvënësve nga policia vendore e Shkodrës ka qenë më e lartë se vitet e mëparshme.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe përfaqësues të bashkive. Kryetari i bashkisë Vau Dejës Kristian Shkreli tha se zjarret edhe atje kanë qenë më të shumtë por pa pasoja fatale.

Në këtë mbledhje të Komisionit të Mbrojtjes Civile u kërkua që bashkitë përkatëse të marrin të gjitha masat e duhura për të qenë në gatishmëri në rast të rënies së zjarreve me qëllim minimizimin e dëmeve.

Artikulli paraprakAKSION PËR PYLLËZIMIN E ANËS SË MALIT
Artikulli tjetërLEZHA PËRKUJTON MARTIRËT E FESË