Teksa është parë një renie e numrit të studentëve që ndjekin arsimin e lartë vitet e fundit, sipas INSTAT në vitin akademik 2023-204, rezulton se nga totali i studentëve të regjistruar në arsimin e lartë, 1.9% ishin të huaj. Shumica e studentëve vijnë nga Italia 51.7% dhe nga Kosova 16.5%. Për të tre vitet e fundit akademike, studentët e huaj meshkuj dominojnë me 2.1 % krahasuar me studentet e huaja femra që rezulton se janë 1.7%. Referuar INSTAT-it, pjesa më e madhe e studentëve të huaj janë regjistruar për studime “Master” dhe “Bachelor”.

Në programet 2 vjeçare dhe Bachelor ka më shumë student meshkuj të huaj, ndërkohë në programet Master ka të regjistruara më shumë studente femra. Ndërkohë, një nga fushat më të preferuara për studentët për vitin akademik 2023-2024, janë kultura, ku rezulton se në fushat e studimit të lidhura me kulturën janë regjistruar 16.715 studentë, nga ku të cilët përbëjnë 14.3% të totalit të regjistrimeve lidhur me kulturën.

Referuar raportit të INSTAT-it mbi statistikat në fushën e kulturës, në totalin e studentëve, po ashtu “Arkitektura dhe Ndërtimi” dhe “Gjuhët”, janë fushat e studimit më të preferuara nga studentët, përkatësisht me 35.7% dhe 22.7%. Sipas të dhënave në fushat e studimit të lidhura me kulturën, femrat përbëjnë shumicën e studentëve me 57.8%. Përqindja e femrave është më e lartë në fushat “Gjuhë” ku rezulton 83.8%, “Gazetari dhe Informim” 79.9% dhe “Shkenca Humane” është 74.7% dhe më e ulët është në në fushën “Sporte”, ku femrat përbëjnë 24.8% të studentëve.

Artikulli paraprak‘SKEMË MASHTRUESE ME IMITIMIN E NUMRAVE TË PERSONAVE PUBLIKE’, RAMA THIRRJE QYTETARËVE
Artikulli tjetërGJENERALMAJORI AMERIKAN DANIEL LASICA NË TIRANË, TAKIM ME PRESIDENTIN BEGAJ DHE ZYRTARË TË LARTË