Ministria e Arsimit ka miratuar sot procedurat e aplikimit dhe regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë, në të cilat janë parashikuar disa risi për vitin e ardhshëm akademik 2023-2024. Përmes një statusi në rrjete sociale, ministrja e Asrimit Evis Kushi ka renditur disa nga ndryshimet që ky udhëzim sjell, ndërsa thotë se do të lehtësojë regjistrimin e studenteve në universitete.

‘Ulja e numrit të raundeve të regjistrimit nga 3 në 2 shkurton kohëzgjatjen e procedurave për aplikim dhe regjistrim në universitete. Viti i ardhshëm akademik do të fillojë më 2 tetor 2023 dhe shkurtimi i një raundi është në funksion të fillimit të procesit të mësimdhënies.

Pas raundit të dytë, në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira pranimi, kandidatët që kanë aplikuar në U-Albania mund të vijojnë të regjistrohen drejtpërdrejtë në IAL deri në plotësimin e gjitha kuotave. Procedura të barabarta aplikimi dhe regjistrimi për të gjithë kandidatët me diplomë të huaj të shkollës së mesme, pavarësisht nëse janë shqiptarë apo të huaj. Kandidatët e regjistruar me diplomë të huaj kanë detyrim njohjen dhe njehsimin e diplomës brenda datës 30 prill të vitit akademik vijues, për t’u pajisur me numër matrikullimi përpara fillimit të sezonit të dytë të provimeve. Ulja e numrit të dokumenteve të nevojshme që lehtëson procedurat për regjistrimin e kandidatëve në IAL. Këto ndryshime adresojnë njëherësh edhe sugjerime të bëra nga Konferenca e Rektorëve.’- njofton ministrja.

Artikulli paraprakPOLICIA ARRESTON TRE TË RINJ NË LAÇ
Artikulli tjetërFRANCA NJIHET ME MASAT E REJA PËR TË NDALUAR DHUNËN, MACRON: MË SHUMË POLICË DO TË VENDOSEN NË RRUGË