Për të 15-in vit me radhë “Shkodra Jazz Festival” do të zhvillohet nga data 12 gusht deri më 1 shtator. Në këtë vit jubile thotë drejtori artistik Florian Jakaj ishin parashikuar 15 koncerte për t’u zhvilluar por ky numër koncertesh është zvogëluar për shkak të pamundësive ekonomike.

Violinistja Brixhilda Martini e cila drejton degën klasike të të rinjve të Rrok Academy, një akademi e cila është pjesë e “Shkodra Jazz Festival” për trajnimin e instrumentistëve kërkon më shumë vëmendje për të rinjtë.

Një risi këtë vit do të jetë një koncert me jaret shkodrane për të përpunuara përmes muzikës Jazz në mënyrë që këto këngë të njihen edhe më shumë kudo në botë.

Violinisti njohur Paçalin Pavaci ndjen keqardhje për buxhetin e vogël për “Shkodra Jazz Festival” këtë vit sepse kjo është muzika e vërtetë që mund të edukojë të rinjtë.

Firzamonisti Bardh Jakova thotë se ndërthurja e instrumentistëve të rinj nga disa vende të ndryshme në Rrok Academy, ndihmon në shkëmbimin profesional dhe rritjen e tyre.

Në këtë vit të 15-të të “Shkodra Jazz Festival”, një nismë e të ndjerit Rrok Jakaj emrin e të cilit mban shoqata që organizon këtë event kulturor do të ketë një pjesëmarrje të artistëve të mirënjohur të muzikës Jazz për ta përmbyllur me një koncert të këngëtares Elida Duni.

Artikulli paraprakSHKODËR, ASGJËSOHEN 18469 BIMË KANABISI, NËN HETIM 3 KRYEPLEQ DHE 2 SPECIALISTË PYJESH
Artikulli tjetërMBYLLET KAMPIONATI I BASKET 3X3 SHKODRA