Viti i shtatë i grushtit të shtetit në Turqi, 15 korriku i 2016-ës u përkujtua në një aktivitet të organizuar nga institute “Yunus Emre” në Shkodër me praninë e deputetes së Stambollit Ummugulsen Ozturk (Ymygylshen Ëztyrk) e cila tha se grushtit i shtetit i organizatës terroriste FETO siç e cilëson Turqia zyrtare dështoi.
Koordinatori i institutit “Yunus Emre”, Omer Osman Demirbas (Ëmer Osman Demirbash) tha se 15 korriku i 2016-ës është një ndodhi e tmerrshme për Turqinë që nuk duhet të përsëritet në asnjë shtet.
Në këtë takimi përkujtimor për grushtit e shtetit në Turqi të para shtatë viteve, morën pjesë edhe një sërë personalitetesh nga Turqia por edhe qyteti i Shkodrës.