Kreu i PL-së Ilir Meta me anë të një video-mesazhi nga selia e Partisë së Lirisë ka shprehur urimin e tij për ardhjen e Vitit të Ri 2023, teksa ka thënë se do të jetë viti i ndryshimit.

“Të dashur qytetarë, motra dhe vëllezër, bashkëkombas kudo ku jeni. Në prag të ndërrimit të viteve dhe afrimit të Vitit të Ri 2023, kam kënaqësinë që së bashku me këtë ekip të rinjsh e të rejash të mrekullueshëm nga selia e Partisë së Lirisë t’ju urojmë Gëzuar Vitin e Ri 2023. Gëzuar Vitin e Ndryshimit”, tha Meta.

Artikulli paraprak“KA QENË VIT TEJET I VËSHTIRË”, RAMA SHPREH URIMIN PËR VITIN E RI
Artikulli tjetërVITI I RI 2023/ NIKOLLA: GËZUAR! DITËT DHE VITET MË TË BUKURA I KEMI PËRPARA