Nxenesit e shkollës “Oso Kuka” dhe “Tring Smajli” ne Shtoj te Vjetër do te nisin vitin e ri arsimor ne ambiente krejtësisht te rikonstruktuara.
Shefi I Zyrës Arsimore ne Bashkine Shkodër Ludovik Vukaj ben te ditur se nga kjo jave nis rikonstruksioni i brendshëm dhe hidroizolimi I plote me qellim qe gjithcka te jete gati me 13 shtator. Ndërkohe për realizimin e këtyre rikonstruksioneve bashkia ka planifikuar nje buxhet prej 23 milion lekeve te reja. Per sa i perket arsimit, bashkia Shkoder ne buxhetin e ketij ka planifikuar 32 milion leke te reja, nje shume kjo disa here me larte se vitet e tjera. Megjithate shume prej shkollave, sidomos ne njesitwe administrative perballen me problematika te shumta , ndaj dhe nderhyrhjet jane te domosdoshme