GJYSMA E QARKUT TË SHKODRËS ËSHTË SHOQËRUAR ME PROBLEME.Janë me mijëra personat që e kaluan natën e ndërrimit të viteve pa energji elektrike. Për të disatën ditë me radhë mijëra banorë në qarkun e Shkodres, kanë kaluar orët e para të vitit në terr të plotë dhe në kushte ekstreme për shkak të motit të ftohtë me temperatura disa gradë nën zero.

 

Gjysma e Qarkut te Shkodres sonte, ne naten e nderrimit te viteve, eshte pa energji elektrike. Behet me dije se zonat me prblematike kane qene ne Bashkine Vau i Dejes ne fshatrat Laç, Mjede, Shelqet…pa energji elektrike;- e gjithe komuna Vig Mnele pa energji; – e gjithe Komuna Hajmel pa energji;- Ne Komunen Kelmend, eshte perkeqesuar situata e furnizimit me energji: Lepushe, Vermosh, Broje , Selce….pa energji elektrike….vetem Tamara ka energji;- Dukagjini pa energji;- Komuna Postribe pa energji elektrike; – ne Puke: komuna Qaf Mali, Fierze, Iballe, Qelez…pa energji elektrike. Në Lezhë, pa energji, komunat Kolsh, zejmen, shënkoll, blinisht, balldre dhe dajc. Për shkak të erës, fibrat e nënstacioneve elektrike kanë dalë jashtë funksionit.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/GlM5immoFy4″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakS’KA INFERMIERË, MËSUES, ENERGJI ELEKTRIKE, UJË TË PIJSHËM DHE RRUGA E BLLOKUAR
Artikulli tjetërSHKODRA, MIRËPRET VITIN E RI 2015-TË