Këto janë pamjet e qytetit të Lezhës në diten e 4 të vitit të ri.Pas tre ditesh qetesie ka nisur të rikthehet rutina e përditshme.
Pas diteve festive të gjitha bizneset kanë ngritur qepenat për të pritur klientet e parë të vitit 2023-të, ndërsa lëvizjet e qytetarave janë të shumta.Jo vetem qendra e qytetit por dhe zonat e tjera të Lezhës janë gjallëruar pas ditëve festive.Lëvizjes e automjeteve janë të shumta, duke sjellë një trafik të rënduar në rruget e Lezhës, ndërsa policia vijon të jetë prezente në shumë zona.
Këtë të mërkure ka nisur punen dhe administrata shtetërore për të qenë në shërbim të qytetareve.