Viti i ri shkollor për arsimin bazë nis më 14 shtator 2015 dhe mbyllet më 10 qershor 2016. Ministria e Arsimit publikoi sot urdhrin për vitin e ri shkollor 2015-2016. Për arsimin e mesëm viti shkollor nis në 14 shtator e mbyllet më 17 qershor 2016.Nderkohe Ende pa u publikuar Formulari A2 me degët që do përzgjidhen nga maturantët, Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar një paketë informuese në lidhje me fazën e tanishme. Në të janë përfshirë të gjitha të dhënat që i duhen një maturanti përpara se të bëjë përzgjedhjen e dhjetë degëve që do të listojë në formular.

Për këtë duhet të ketë parasysh përveç notave të marra deri më tani edhe koeficientët e lëndëve me zgjedhje dhe profilit të shkollave për të përllogaritur mundësitë reale për të fituar një nga degët e preferuara. Për ata që ende nuk kanë bërë llogaritjen e pikëve, AKP ka publikuar formulën e për lehtësi edhe një mekanizëm nga i cili çdo maturant, po të shënojë saktë të dhënat personale, mund të përfitojë pikët që ka grumbulluar. Në listën e paketës plotësuese për Formularin A2 është edhe fatura që duhet të paguajë çdo maturant që duhet të paguhet përpara plotësimit të formularit. Sipas specialistëve të AKP, kjo faturë në vlerën e 2 mijë lekëve të reja mund të paguhet që nesër e ditët në vazhdim. Formulari A2, me shumë gjasë nuk do të publikohet në datën 20 korrik siç është përfolur nga AKP. Shpallja e kuotave për çdo program studimi siç duket ka lënë peng edhe këtë procedurë që si rregull duhet të kryhet brenda këtij muaji. Menjëherë me njohjen e programeve të studimit dhe kuotave për secilën prej tyre, nis plotësimi i Formularit A2 në bazë të një grafiku të caktuar sipas rretheve të ndryshme të vendit.

Artikulli paraprakMEHMET SHPENDI, “NDERI I KOMBIT” PAS VDEKJES
Artikulli tjetërNUK SHFAQET FATURUESI, NIKOLLË NDRECA APEL SHTETIT