Viti i ri shkollor i cili startoi të hënën e 11-shtatorit ka nisur i mbarë dhe pa probleme.Kështu shprehet Drejtori Rajonal i Arsimit Parauniversitar në Lezhë Hasan Muça, sipas të cilit tashmë janë shpërndarë dhe tekstet shkollore për të gjithë nxënësit, ndërsa risia e këtij viti janë librat e rinj për nxënësit nga klasa e parë deri në të treten.
Për sigurinë e nxënësve në shkolla drejtori i DRAP Hasan Muça vë theksin tek konkretizimi i bashkëpunimit mes Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Arsimit.
Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në Qarkun e Lezhës janë ulur gjithsej në bankat e shkollës 14171 nxënës, ku 1248 prej tyre në klasat e para dhe 870 janë regjistruar në klasat e dhjeta.