Qyteti i shkodrës vijon të përballet me trafik, i cili është rëdnuar edhe më shumë për shkak të numrit të lartë të emigrantëve të cilët janë kthyer në vendlindje për të festuar vitin e ri me të afërmit e tyre. kjo situatë vijon prej disa ditës, ku lëvizja në qytet është tejet e vështirë, duke krijuar edhe bllokim të qarkullimit. Pothuajse në të gjitha rrugët kryesore është krijuar një tarfik I rëdnuar, duke bërë që të krijohen rradhë të gjata automjetesh. Më problematike situata paraqitet gjatë orëve të paradites por edhe gjatë mbrëmjes.
Policia rrugore është e nevojshme të rrisë gatishmërinë në terren si dhe të shtojë edhe vigjilencen, me qëllim që të garantojë qarkullim më të sigurt për të gjithë drejtuesit e automjeteve si dhe të lehtësojë fluksin e madh të automjeteve në qytetin e Shkodrës. ndërkohë trafiku I rënduar pritet të shoqëroje Shkodrën, deri në ditët e para të Janarit të vitit që vjen, kur nis edhe largimi I emigrantëve drejt shteteve ku ata jetojnë.