E ndërsa stuhia dimërore në Amerikën e Veriut vijon të marrë jetë njerëzish, Shqipëria ndodhet nën ndikimin e disa masave të ngrohta ajrore. Kjo ka bërë që gjatë këtyre ditëve të na shoqërojnë temperature relativisht të ngrohta. Nesër temperaturat në bregdet të variojnë nga 10 – 16 gradë celcius ndërsa në vendet e ulëta 7 – 16 gradë celcius, dhe në vendet malore 2 – 11 gradë celcius. Këto temperature do të qëndrojnë të tilla deri në natën e ndërrimit të viteve. Më 1 janar do të kemi rënie të temperaturave, në zonat malore temperaturat do të shkojnë deri në -1, 0 ndërsa në zonat e ulëta në 7 gradë, ndërsa bregdeti deri në 9 = 10 gradë, informon Amira Gjoni, përfaqësuese e IGJEUM.

Po janari si do të jetë?
Viti do të nisë sërish me temperatura të ngrohta jot ë zakonta për dimrin por që do të ndryshojnë në javën e dytë e të tretë të janarit.

“Presim që javën e dytë e të tretë të janarit të shkojmë në nivelet normale. Një janar me temperatura të ftohta por kjo ngelet për tu parë” tha Gjoni.

Artikulli paraprakTE RINJTË NË MBËSHTETJE TË SHTRESAVE NË NEVOJË
Artikulli tjetërS’KA “PRONAR” TË ARSENALIT TE MARTINAJ, PROKURORIA NIS PROÇEDIM PENAL PA AUTOR