Kuqeblutë pas 2 ditësh pushim, ku shijuan edhe festat e fundvitit i janë rikthyer përgatitjeve të zakonshme. Ajo që kënaq në kampin shkodran në këtë rikthim të ekipit është edhe rikueprimi i futbollistëve. Kështu emra si Gurishta, Juriç, Stojanoviç, Jago apo edhe Deliu e Spahija duket se i kanë lënë pas lëndimet.

Dhe pritet të zhvillojnë të plotë dhe me intensitetin e zakonshëm seancën stërvitore. Po ashtu edhe Krymi e Qato në startin e vitit 2025 do kthehen shumë shpejt pranë ekipit.
E ndërsa të vetmit nga të dëmtuarit e kësaj periudhe që ende nuk janë të gatshëm janë Matouti dhe Gruda. Me dy sulmuesit që duan ende edhe pak kohë për tu rikuperuar në 100% të formës së tyre.

Në stërvitjen e kuqebluve janë shfaqur edhe dy afrimet e reja të merkatos së dimrit Rrepaj dhe Mensah. Mbrojtësi dhe sulmuesi që u afruan në rradhët e shkodranëve para përfundimit të vitit 2024.

Ku pavarësisht lajmeve që qarkulluara për një bllokim të merkatos së shkodranëve, ende s’ka asnjë konfirmim zyrtar nga ana e klubit kuqeblu.

Artikulli paraprakUNESCO: SHQIPËRIA KA PËRKEQËSIM NË ARSIM! NEVOJË URGJENTE PËR RRITJEN E FINANCIMIT
Artikulli tjetërNIS KTHIMI I TURISTËVE, FLUKS NË MURIQAN