Ky vit ka nisur mbarë për turizmin në Shqipëri. Sipas Institutit të Statistikave, në 3 muajt e parë të këtij viti, në vendin tonë kanë hyrë mbi 1 milion persona në territorin shqiptar.
Ky numër sipas INSTAT është rritur me 59,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose reth 670 mijë më shumë.
Nga ana tjetër, numri i shtetasve shqiptarë që kanë dalë nga territori shqiptar gjatë tremujorit të parë 2023, është afro 1.4 milionë, ose 32,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sa i përket muajit mars rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është Evropa me rreth 370 mijë shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia.
Motivi i këtyre udhëtimeve ka të bëjë me qëllime personale, për turizëm si dhe për biznes.