DEDVUKAJ: JO TË GJITHË MUND TË PAGUAJNË POR ËSHTË E VETMJA MUNDËSI. Rruga e Kombit shumë shpejt mund të bëhet me pagesë për ata që do qarkullojnë në atë aks. Një gjë të tillë e konfirmon drejtori i autoritetit rrugor të veriut Nikolin Dedvukaj.

Për ata që nuk do dëshirojnë të paguajnë pritet të rikonstruktohet rruga e vjetër Shkodër-Pukë-Fushë Arrëz-Qafë Shllak. Jo të gjithë do kenë mundësi të paguajnë taksë për rrugën e kombit por kjo është e vetmja zgjidhje. Taksa për rrugën e kombit mund të arrihet që të vendoset vitin e ardhshëm dhe pritet që t’i jepet me konçesion një kompanie serioze europiane.

Artikulli paraprakRRUGA E SHQIPËTARËVE PËR TË KËRKUAR AZIL
Artikulli tjetërKRAJA: ULET NDJESHËM NUMRI I APLIKUESVE PËR SUBVENCIONET