Qeveria po kthen vëmendjen te shkollat profesionale, ndërkohë që vitin e kaluar shkollor 2017-2018 numri i nxënësve në shkollën profesionale kombëtare “Ndre Mjeda” pati një numër më të ulët regjistrimesh sesa këtë vit.

Një gjë të tillë e pohon vetë Drejtori i kësaj shkolle i cili thekson se lidhur me këtë fenomen ka ndikuar më së shumti emigracioni.

Një pjesë e konsiderueshme e banorëve iu drejtuan emigrimit për shkak të papunësisë dhe mungesës së perspektivës në vendin e tyre.Pak kohë më parë ministri i mirëqenies sociale Blendi Klosi, kërkoi sigurimin e kushteve per riintegrimin e emigranteve qe kthehen ne atdhe.

Ndërsa fëmijët e tyre duhet te mbështeten për te vijuar arsimin ne shkollat ku e ndërprenë atë profesional.

Artikulli paraprakTUKA: KREDIA BANKARE, PROBLEMET QË E SHOQËROJNË
Artikulli tjetërSËMUNDJA E RRALLË, 6 VJEÇARI KA NEVOJË PËR NDIHMË