Është promovuar këtë të shtunë libri “Albumi I dytë I Fan Nolit” me autor Qerim Panaritin, I ribotuar dhe publikuar për herë të parë nga Vitor Martini në Shkodër. Ky libër historik i lënë në harresë qoftë në komunizëm por edhe në vitet e demokracisë sjell disa fakte që nuk janë të njohura për publikun e gjërë mbi figurën e Nolit dhe qëndrimet e tija prokomuniste që mbajnë për autor një prej personave më të afërt të tij siç ishte Qerim Panariti i ribotuar nga Vitor Martini.

Analisti Preç Zogaj, ndërkohë shprehu mendimin e tij për figurën e Fan Nolit.

Libri “Albumi II i Fan Nolit” sjell fakte mbi këtë figurë të shumëdiskutuar mbi jetën e tij në letërsinë shqipe, aktivitetin në politikë dhe po ashtu përfshirjen si një drejtues kleri dhe lidhjet e tij me fenë.

Artikulli paraprakRIKTHEHET “ANDRRA N’RETRO”
Artikulli tjetërKUSHTETUESJA PRANON PADINË PËR LIGJIN E AKADEMISË SË SHKENCAVE, REAGON ZHUPA