“Albumi II i Fan Nolit” me autor Qerim Panaritin, është libri i ribotuar nga Vitor Martini i cili do të promovohet këtë të shtunë në Shkodër më 22 qershor në mejdiset e hotel “Colosseo”. Ky libër historik i lënë në harresë qoftë në komunizëm por edhe në vitet e demokracisë sjell disa fakte që nuk janë të njohura për publikun e gjërë mbi figurën e Nolit dhe qëndrimet e tija prokomuniste që mbajnë për autor një prej personave më të afërt të tij siç ishte Qerim Panariti i ribotuar nga Vitor Martini.
Libri “Albumi II i Fan Nolit” sjell fakte mbi këtë figurë të shumëdiskutuar mbi jetën e tij në letërsinë shqipe, aktivitetin në politikë dhe po ashtu përfshirjen si një drejtues kleri dhe lidhjet e tij me fenë.