Nëse deri më tani lëvizja e këmbësorëve ka qenë një problem në Shkodër, kohët e fundit gradualisht situata ka marrë një rrjedhë përmirësimi.

Shumë prej qytetarëve që lënë në shtëpi makinat e tyre janë ndërgjegjësuar duke mos u kthyer në një shqetësim për drejtuesit e mjeteve. Kalimi në vizat e bardha po bëhet pjesë e një numri të konsiderueshëm kalimtarësh. Qytetarët që përdorin vizat e bardha ndjehen më të sigurt.

Megjithatë lëvizje në rrugët e qytetit ende është problematike në shumë akse për shkak se shpesh herë qoftë këmbësorët por edhe drejtuesit e mjeteve nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga një pjesë e qytetarëve vjen edhe nga masat ndëshkuese që merr shpesh herë policia vendore e Shkodrës për të shmangur aksidentet të cilët ende janë një problem.

Në Shkodër ka përfunduar edhe një studim për lëvizjen e këmbësorëve dhe mjeteve por ende nuk ka kaluar për diskutim dhe miratim më pas në këshillin bashkiak të Shkodrës.

 

Artikulli paraprakMBETJET INERTE “LUNDROJNË” NË LUMIN KIR
Artikulli tjetër“PROJEKTI 100 FSHATRAT, PSE U PËRJASHTUA BOGA”