Pas vizitës së kryetarit të PD-së Lulzim Basha, për fushatën elektorale në Pukë, menjëherë Helidon Bushati, kandidati i kësaj force politike për deputet ka postuar atmosferën e krijuar në këtë qytet.
Bushati shkruan se Puka do të jetë e përfaqësuar si kurrë më parë në parlament, prandaj ajo sot po nxjerr jashtë të keqen, kriminelët e blerjes së votës.
POSTIMI I HELIDON BUSHATIT
Albumi i Pukës së fitores historike!
Entuziazëm! Energji! Bashkim!
Frymëzues sot bashkimi, frymëzuese sot Puka!
Me kryeministrin e ardhshëm, Lulzim Basha dhe zërin e saj në parlament, Lodovik Hasani.
Puka do të jetë e përfaqësuar si kurrë më parë, prandaj ajo sot po nxjerr jashtë të keqen, kriminelët e blerjes së votës.
Sepse dinjitetin e njerëzve të ndershëm dhe të zakonshëm të Pukës, as nuk mund ta nëpërkëmbin e as nuk mund ta blejnë.
Kjo është fryma e fitores, e bashkimit më të madh të pukjanëve dhe shqiptarëve.
https://www.facebook.com/102481178554139/posts/132909395511317/?d=n