Ish-deputeti i partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka publikur disa foto të takimit të kryedemokratit Basha me simpatizantët e PD në Shkodër.

Spahia shkruan se mikpritja që Shkodra i rezervoi Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, është dëshmi e një besnikërie që ky qytet i ka dhënë përherë të djathtës dhe PD-së.

“Me 25 Prill, Shkodra do të vishet blu, me dëshirë, frymë, entuziazëm për t’i thënë STOP kësaj qeverie që po shtyp çdo ditë shkodranët”, shtoi Spahia në statusin e tij në Facebook.

POSTIMI I PLOTË

Shkodra di të presë dhe të nderojë miqtë e saj, mikun e Shkodrës Lulzim Bashën, Kryeministrin e ardhshëm, dhe njeriun që ngjall shpresë për të ardhmen 🇦🇱
Shkodra, ka qënë, është dhe do të mbetet përherë bastion i së djathës, idealeve për liri dhe demokraci ✌️✌️
Mikpritja që sot Shkodra, i rezervoi Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, është dëshmi e një besnikërie që ky qytet i ka dhënë përherë të djathtës dhe PD-së.
Me 25 Prill, Shkodra do të vishet blu, me dëshirë, frymë, entuziazëm për t’i thënë STOP kësaj qeverie që po shtyp çdo ditë shkodranët. ✌️
Shkodra asht frymëzim 😍
#shkodravotonpd ✌️
#25Prill ✌️
#lulzimbashakryeministër ✌️✌️🇦🇱
#Shqiperiafiton

Artikulli paraprakSTAR TREND – AKADEMIA E NOTIT VLLAZNIA
Artikulli tjetërBASHA POSTON FOTON ME SPORTISTEN NGA SHKODRA: OPTIMIZMIN E SAJ E SHOH NGADO NË SHQIPËRI, PO FRYNË ERA E NDRYSHIMIT