Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, mbërrin mbrëmjen e së enjtes në Tiranë për një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Tashme eshte zbardhur edhe axhenda e takimeve, takimet te cilat do te nisin të premten. Zyrtarja e lartë e BE për Politikë të Jashtme do të ketë takime me kryeministrin Rama, Ministrin e Jashtëm Bushati, kreun e Kuvendit Meta, Presidentin Nishani dhe kreun e opozitës Basha.Ndërkohë të premten, Kuvendi do të ketë dhe një seancë të posaçme, ku Mogherini do të mbajë një fjalim para deputetëve. Një ditë më parë, kryeministri Rama u kërkoi deputetëve socialistë në mbledhjen e grupit parlamentar një pjesmarrje sa më të gjerë në seancë.

Artikulli paraprakDEMSHPERBLIMI I PERMBYTJEVE, RADOVANI: PROTESTA E DREJTE POR S’KA VKM
Artikulli tjetër“TË MBROJMË BIODIVERSITETIN”, TAKIM MBI LIQENIN E SHKODRES