DEPUTETJA VOLTANA ADEMI E CILËSON VIZITËN SI NJË TURP PËR SHKODRËN. Partia Demokratike ka reaguar ne lidhje me viziten e kryeministrit Rama ne Qarkun e Shkodres. Nepermjet rrjetit social facebook, deputetja e Shkodres Voltana Ademi ka reaguar ne lidhje me viziten e se premtes se kryministrit duke e cilesuar ate si nje tallje per shkodren.

 

 

DEKLARATA, VOLTANA ADEMI

 

Z. Kryeminister, ju talleni me Shkodrën dhe shkodranët!

Është e pandershme vizita dhe ajo çfarë thatë në Shkodër!
Investimet gjoja të inspektuara nga ana juaj janë çikërrimat që ju i keni dhënë Qarkut të Shkodrës për të përmbyllur financimin për investimet tashmë të nisura prej vitesh!

E vërteta është se ju keni ardhur për shëtitje në Shkodër, për xhiro!

“Zero” lek keni dhënë për Shkodrën! Asnjë investim të ri për kryeqendrën e Veriut!
Projekti i rrugës së Shirokës duhet të kishte mbaruar që në Shkurt 2014 z. Kryeministër! Mungesa e seriozitetit dhe vonesat e financimit janë skandaloze! Për pasojë organizimi i keq punimeve dhe standarti i dobët janë eksperieca më e keqe e investimit të zbatuar nga ju në Shkodër!

Z. Kryeministër, aq jo serioze është vizita juaj në Shkodër, sa e pohoni vetë! Doni të lidhni Thethin me Malin e zi!!!!!!
E ngatërroni me Vermoshin Z. Kryeministër! Edhe kjo rrugë, investim i nisur dhe i kontraktuar prej qeverisë së Partisë demokratike!

Z. Kryeministër, ju i keni dhënë Qarkut të Shkodrës vetëm 3% të totalit të fondit të dhënë për zhvillimin e Qarqeve! Vetëm 30 milionë i keni dhënë Bashkisë Shkodër krahasuar me miliardat e dhëna Bashkive Vlorë, Korçë e Durrës! Cikërrima e mbetur i është dhënë Shkodrës!

E turpshme vizita juaj! Papërgjegjshmëri, mungesë transparence dhe arrogancë ndaj gazetarëve, …në fakt fyerje ndaj gjithë popullit të Shkodrës!

Reagimi I deputetes Ademi, vjen ne nje kohe kur edhe Bashkia e Shkodres, akuzoi qeverine shqioptare per mungese te investimeve ndaj ketij qyteti I cili sipas tyre eshte lene ne harrese te plote.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/RTMcYmqGTe0?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakTEATRI MIGJENI, NË PËRGATITJET INTENSIVE
Artikulli tjetër“STANDARD & POOR’S” VLERËSON EKONOMINË