Vizita e Vjosa Osmanit në Tiranë, Rama: Erdhi për të bërë propagandë për të marrë vota në Kosovë.

“Objektivi ynë është 0 probleme me fqinjët. Kjo nuk do të thotë fshehje të problemeve por zerim. Në këtë rast nuk është se kemi probleme me Kosovën. Politika e brendshme është bërë e jashtme dhe anasjelltas. Kjo e ka rraskapitur Kosovën. E shoh me shumë shqetësim dhe e kam adresuar në mënyrë konstante.

Akoma më grotesk është debati për traun. Paraqitet trau i pagesës së rrugës si kufi për Kosovën. Kjo është të bësh politik të brendshme me një çështje administrative të vendit fqinj. Dhe vjen në Tiranë për të bërë propagandë për të fituar vota në Kosovë. Është jo dashamirëse.

Nëse për Vjosën atdheu është Kosova dhe Shqipëria, atëherë ky është një tra që të gjithë atdhetarët duhet ta paguajnë. Faktet flasin qartë, ka pësuar ndryshim thelbësor falë investimeve që po bëhen në atë rrugë. Këto janë 2 pika që flasin qartësisht për një sëmundje që e ka prekur dhe po e gërryen politikën në Kosovë duke bërë një alterim të funksioneve politike të brendshme me ato të jashtme.

Lufta diplomatike bëhet me mjete të tjera dhe Facebooku, Instagrami nuk zëvendësojnë pushkët. Lëndojnë dhe plagosin vetëveten. Nuk plagosin kundërshtarin. Me atë formë kurrë nuk do e kishim hapur linjën e energjisë Shqipëri – Kosovë” – tha Rama.

Artikulli paraprakGATI PËR TË NISUR PUNËN GJYKATA KUSHTETUESE, PËRPARIM KALO BËN BETIMIN DHE MERR ZYRTARISHT DETYRËN
Artikulli tjetërE GJITHË ITALIA ZONË E KUQE PËR KRISHTLINDJE, LOCKDOWN DERI MË 27 DHJETOR