Reporteri për Shqipërinë në CDU, Peter Beyer ka reaguar për vizitën e fundit që bëri në Shqipëri, ku ka realizuar takime me drejtues të qeverisë dhe opozitës.

Me anë të një postimi në Facebook, Beyer tregon se e ka vendosur theksin te mesazhet e forta që dha për klasën politike në Tiranë.

Ato ishin kryesisht për bashkimin dhe forcimin e prezencës së opozitës në Parlament, por edhe për kërkesën drejtuar Bullgarisë për të mos e bllokuar më tepër rrugën europiane të Shqipërisë.

Postimi i Peter Beyer:

Kam qenë në Tiranë/Shqipëri 🇦🇱 për tre ditë për bisedime me nivele të larta politike. Fokusi ishte në dy tema:

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE 🇪🇺:
Shqipëria nuk duhet të jetë viktimë e bllokadës së turpshme të Bullgarisë. Shqipëria tani duhet të ftohet në konferencën e radhës ndërqeveritare si hapi tjetër konkret në procesin e anëtarësimit në BE.

Situata e Partisë Demokratike, PD:
Demokracia parlamentare e Shqipërisë ka nevojë për një opozitë të bashkuar dhe të fortë. Axhendat personale të individëve nuk duhet të luajnë një rol jashtë përgjegjësisë për vendin. Është e qartë se çdo lloj bashkëpunimi me një “persona non grata” si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar është i ndaluar që në fillim. Ky është një pozicion i zakonshëm, i pakundërshtueshëm që ne e përfaqësojmë rreptësisht në unison me miqtë tanë në SHBA 🇺🇸.

Artikulli paraprakLIA E MAJMUNËVE I AFROHET SHQIPËRISË, KONFIRMOHET RASTI I PARË NË GREQI. PACIENTI KISHTE UDHËTUAR NGA…
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME/ VRANËSIRA DHE RESHJE SHIU, ULEN TEMPERATURAT