Vizita tek gjinekologu vijon te jete tabu ne Shkoder , perjashto rastet e kontrollit periodik gjate shtatzanise.
Konfirmimi vjen nga mjeku gjinekolog Shpresim Zyberi i cili thote se kjo mund te konisderohet edhe pjese e kultures se paket shendetesore qe ka pergjithesisht vendi yne por edhe me shkaqe qe lidhen me mentalitetin patriarkal. Megjithate gjinekologu apelon se cdo femër me një jetë aktive seksuale duhet të kontrollohet të paktën një here në vit tek gjinekologu edhe nëse nuk ka ndonjë ankesë apo shqetësim.
Vecanerisht gjate stines se veres ku jane me te ekspozuar ndaj infeksioneve qe mund te merren ne pishina, ne det por dhe mardhenien seksuale mund te jene me te shpeshta per shkak te njohjeve te reja te cilat lidhen me jeten e nates, e cila kulmon ne kete periudhe. Me anë të kontrollit gjinekologjik mund të përcaktohen dhe diagnostikohen që në fazat e para kanceri i vaginës, qafës së mitrës, vezoreve.
Infeksionet në qafën e mitrës mund të diagnostikohen dhe të kurohen pa u përkeqësuar. Pervec ketyre neglizhimi i vizites tek mjeku gjinekolog mund ti hap rruge avancimit te semundjeve seksualisht te transmetueshme apo infeksioneve dhe per pasoje rritjen e inferilitetit , nje problematike qe po njeh rritje ne vendin tone .